Dëshmitari Sylejman Selimi dëshmoi se deri në pranverën e vitit 1998 nuk kishte ekzistuar një strukturë komandimi mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ky pohim u bë gjatë pyetjeve nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.
Në seancën, Mishetiq e pyeti dëshmitarin për Grupin e Prekazit, ku Selimi ishte gjithashtu i përfshirë. Ai tregoi se ky grup udhëhiqej nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari
“Grupi i Prekazit ka qenë në krye me një grup të njerëzve që kanë qenë më meritorë që ne sot jemi të lirë. Në krye të këtij grupi është komandanti legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe disa shok të këtij grupi. Anëtar të tjerë që unë i kam njoftuar janë Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku. Unë jam i kyçur në UQK që në momentin kur është rrethuar familja Jashari dhe lufta që është bërë është plagosur axha im Vesel Selimi. Adem Jashari ka qenë gjithmonë prijësi dhe komandanti kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Selimi.
Dëshmitari u pyet gjithashtu se a është e vërtetë që ka thënë se më ’97-ën ka dëgjuar për një Shtab të Përgjithshëm.
“Gjithmonë kam dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, por nuk i kam njohur dhe nuk e di se ku e kanë pasur selinë”, tha Selimi./Arbresh.info
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...