Liga e Kampionëve rikthehet sërish para ekraneve, ku tashmë do të zhvillohet faza e ‘play-off-it’.
Të gjitha skuadrat që u pozicionuan nga pozita e nëntë deri në atë të 24-të, do të ndeshen me njëra-tjetrën me dy ndeshje në sistem vajtje-ardhje.
Ato skuadra që arrijnë kualifikimin do të kenë pastaj mundësinë të ndeshen në fazën tjetër me skuadrat që përfunduan në tetë pozitat e para në tabelë.
Vëmendja kryesore sot (e martë) padyshim është tek klasikja evropiane mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Kjo sfidë që tashmë është shndërruar në ‘rutinë’ gjatë viteve të fundit, premton spektakël të garantuar për 180 minuta.
Tek ‘Los Blancos’ do të ketë mungesa të theksuara pasi Carlo Ancelotti nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e disa futbolistëve si Eder Militao, Dani Carvajal, David Alaba, Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez.
Përveç këtij takimi në program për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme janë edhe tri ndeshje të tjera.
Brest – Paris Saint-Germian (18:45)
Juventus – PSV (21:00)
Man City – Real Madrid (21:00)
Sporting Lisbon – Borussia Dortmund (21:00)/Telegrafi/
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas