Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

13:58 | 9 Shkurt 2025
E.H

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se janë duke e monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Me anë të një postimi në X, Barbano tha se fokusi kryesor janë komunitetet joshumice.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, tha Barbano.

Ai po ashtu theksoi se në mëngjes vizitoi Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula.

“EULEX-i është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e RoL-së së Kosovës duke siguruar që secili mund të ushtrojë lirisht të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Barbano./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale