Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarët në disa lagje të Prishtinës, ku ka bërë disa premtime për zhvillimin e kryeqytetit dhe mbështetje për qytetarët.
Nga Kodra e Trimave dhe Bregu i Diellit, si dhe nga lagjet e tjera të Prishtinës, ai ka shpallur disa projekte kryesore.
“Nga Kodra e Trimave e Bregu i Diellit, lagje më lagje të Prishtinës sonë, zotohemi për: Dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet dhe 150 milionë euro për efiçiencë të energjisë për familjet gjithandej Kosovës që kanë nevojë për mbështetje për izolimin e shtëpive; Krijimin e valutës digjitale, të bazuar në blockchain, që do të përdoret për pagesa”.
Po ashtu, Kurti ka premtuar ” Bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike dhe pajisjen e klasave me tabela digjitale të mençura; Ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, me sallë koncertale mbi 1200 ulëse, sallë teatrale me 1000 ulëse, dhe me dhomë koncertale dhe teatrale, të dyja me nga 300 ulëse”./Arbresh.info
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes