Endrick po shfrytëzon mundësitë e tij në Kupën e Mbretit, duke u bërë golashënuesi kryesor i Real Madridit në këtë garë.
Pas golit kundër Leganes, ai ka arritur tre gola në Kupën e Mbretit, përfshirë dy që shënoi kundër Celtas në çerekfinale.
Në vetëm 400 minuta të luajtura, Endrick ka shënuar pesë gola, duke tejkaluar Luka Modric, Fede Valverde dhe Arda Güler.
Ai ishte hero në ndeshjen kundër Celta Vigos, ku dy golat e tij në kohën shtesë ndihmuan Real Madridin të kualifikohej.
Me pesë gola këtë sezon, Endrick është golashënuesi i gjashtë i Real Madridit, pas Kylian Mbappé, Vinicius Junior, Rodrygo, Jude Bellingham dhe Fede Valverde. /Telegrafi/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...