Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje.
Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët e këtij koalicioni, e ka quajtur këtë vendim si fitore e madhe ndaj Dylberizmit.
“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerzor dhe vazhdimesise se jetes, si dhe te ardhmen e femijeve tane nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjenuese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, PZAP kishte dënuar mijëra euro koalicionin Listën për Familje, për shkak të gjuhës së përdorur gjatë fushatës zgjedhore./Arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...