Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thuhet se do të marrë postin e ministrit të Financave të Noervegjisë, njoftuan transmetuesi NRK dhe gazetat norvegjeze, duke cituar burime anonime.
Stoltenberg, një politikan veteran i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013. Ai drejtoi aleancën ushtarake perëndimore për një dekadë, përfshirë edhe gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump, duke u larguar vitin e kaluar.
65-vjeçari është me profesion ekonomist dhe ka qenë ministër i Financave në vitet 1996-1997. Ai shihet gjerësisht si një centrist pragmatist.
Partia euroskeptike e Qendrës së Norvegjisë dha dorëheqjen nga qeveria të enjten në një mosmarrëveshje mbi miratimin e politikave energjetike të Bashkimit Evropian, duke lënë laburistët e qendrës së majtë të sundojnë vetëm, tetë muaj përpara zgjedhjeve.
Laburistët kanë mbetur prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve të shtatorit. Stoltenberg ka qenë gjerësisht i popullarizuar me norvegjezët gjatë kohës së tij në NATO dhe më pas dhe mund të rrisë perspektivat e Laburistëve./abcnews.al
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...