Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë yë një postimi në Facebook, ai tha “Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”
“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe.Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
Ndryshe, rasti tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.
Tre viktimat, dy 15 vjeçarë dhe një 14 vjeçar humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar.
Në raportin 24 orësh, policia thotë se rrethanat për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës janë të panjohura. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...