Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar.
Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.
Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.
Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.
12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit