Bayer Leverkusen dhe Sparta Pragë janë takuar në ndeshjen e fundit të ligës në Ligën e Kampionëve, ku fitorja i takoi skuadrës gjermane me rezultat 2-0.
Në këtë sfidë kanë luajtur tre futbollistë shqiptarë, Xhaka për Bayer Leverkusenin dhe Laçi për Sparta Pragën nga minuta e parë, derisa Ermal Krasniqi u aktivizua në fund.
Treshja shqiptare në fund të ndeshjes kanë qëndruar së bashku dhe kanë shkëmbyer fanellat duke krijuar një foto shumë të bukur.
Pas ndeshjes, tre lojtarët shqiptarë ndanë një moment të veçantë, duke shkëmbyer fanellat dhe duke bërë një foto së bashku.
Kjo fotografi u postua në rrjetet sociale, ku u përcjell një mesazh i dashurisë dhe solidaritetit mes tyre, duke treguar se pavarësisht nga klubet që përfaqësojnë, lidhja e tyre kombëtare mbetet e fortë.
Në këtë takim nuk ishin prezent dy shqiptarët tjerë të Sparta Pragës, Albion Rrahmani dhe Indrit Tuci që munguan shkaku i lëndimeve.

Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...