Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, ku forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.
“Në këtë masakër, më 27, 28 dhe 29 janar 1999, u vranë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm, ndërsa 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta, si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri”, ka theksuar Osmani.
Në këtë përvjetor, ajo ka nënvizuar rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje tragjike, si një dëshmi të luftës për liri dhe drejtësi, që e çoi popullin e Kosovës drejt çlirimit./Arbresh.info/
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...