Man United siguron shërbimet e mbrojtësit të talentuar të Lecces

LECCE, ITALY - NOVEMBER 08: Patrick Dorgu of Lecce during the Serie A match between Lecce and Empoli at Stadio Via del Mare on November 08, 2024 in Lecce, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

11:32 | 29 Janar 2025
D.H

Manchester United ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit danez, Patrick Dorgu.

Dorgu është 20-vjeçar dhe këtë sezon është paraqitur në 23 ndeshje me Leccen ku ka realizuar 3 gola dhe një asistim, shkruan Arbresh.info.

Marrëveshja verbale u arrit dje, siç raportohet “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 30 milion për kartonin e tij plus pesë milionë bonuse.

Ai do të udhëtojë sot për në Mançester me agjentët e tij për të përfunduar lëvizjen.

Në dy sezonet e fundit Dorgu ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Lecces, i cili ka bërë 57 paraqitje brenda dy sezoneve./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale