Dy vëllezër, njëri 51 dhe tjetri 57-vjeçar janë therur me thikë sot në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i dyshuari në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar, raporton TCh.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se dy vëllezërit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,
“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...