Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot takim me sportistet gra, ku u diskutua rëndësia e fuqizimit të tyre në çdo aspekt të sportit.
Në njoftimine LVV-së, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta mbështesë e ta promovojë përfshirjen e grave në sport, jo vetëm si atlete, por edhe si trajnere dhe vendimmarrëse në struktura udhëheqëse të klubeve dhe federatave, shkruan Arbresh.info.
“Pikërisht për këtë, jemi në bisedime me të gjitha Federatat në vend, që së bashku ta konkretizojmë një program gjithëpërfshirës mbështetës për gratë sportiste në secilën federatë.”, thuhet në njoftim.
LVV thotë se një pjesë e rëndësishme e angazhimit të tyre është edhe përmirësimi i infrastrukturës sportive.
“Investimet në Lojërat Mesdhetare, rinovimi i pjesës së dëmtuar të Pallatit të Rinisë, ndërtimi i pishinës olimpike, pishinat gjysmë-olimpike nëpër komuna dhe programi “Supersportistet” janë vetëm disa nga projektet kyçe që po realizohen. Në fokus të veçantë kemi fuqizimin e klubeve sportive dhe të sportisteve gra.”, njofton LVV-ja.
“Qeveria është e përkushtuar për barazi gjinore në sport.”, thuhet tutje.
LVV beson se me politika konkrete dhe investime të qëndrueshme mund ta forcojmë edhe më tej pozitën e grave në sport, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë./Arbresh.info/
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak