Man United është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin danez

17:21 | 27 Janar 2025
D.H

Forma që po kalon Manchester United duket se do të sjellë ndryshime rrënjësore tek “Djajtë e Kuq”.

Trajneri i ri portugez, Ruben Amorim po vëzhgon me kujdes lojtarët nëpër stërvitje dhe ka vendosur të largojë disa nga ata, shkruan Arbresh.info.

Njëri nga ta është edhe sulmuesi i ardhur Atalanta sezonin e kaluar, Rasmus Hojlund.

Manchester United thuhet se është i përgatitur të dëgjojë ofertat për sulmuesin danez Rasmus Hojlund, sipas ESPN.

Një rikthim i tij në Itali mund të jetë i mundur pasi dy gjigantët e Serie A, Juventusi dhe Milan kanë shprehur interesim për të.

Danezi është edhe në radarin e disa ekipeve tjera saktësisht nga Bundesliga si Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Ende nuk ka asgjë konkrete dhe mbetet të shihen nëse danezi do të largohet nga Anglia.

Kujtojmë se vlera e tij në faqen e specializuar të transferimeve “Transfermarkt” është 60 milion euro.

21-vjeçari këtë sezon me Man United ka realizuar shtatë gola dhe një asistim në 28 ndeshje në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale