Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, Fondacioni “Rame Lahaj” sot ka organizuar koncertin operistik “Opera në Rrota” për të burgosurit e kësaj qendre.
Sipas njoftimit të SHKK-së, koncerti është mbajtur në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike, shkruan Arbresh.info.
Performanca u realizua nga sopranoja Kaltrina Miftari dhe pianistja Lirika Pula, ndërsa Ben Azemi ishte asistent për logjistikë, Flakon Zharku videograf, dhe Rona Kokaj koordinatore e projektit.
Në këtë aktivitet, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, i dorëzoi një mirënjohje Fondacionit “Ramë Lahaj” si shenjë falënderimi për kontributin e tyre.
Sipas njoftimit koncerti “Opera në Rrota” do të vazhdojë deri më 29 janar dhe do të organizohet gjithashtu në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes kulturore dhe promovimit të artit në komunitete të ndryshme./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...