Tre persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një aksidenti në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë e policisë, me ç‘rast katër zyrtarë policor pësuan lëndime.
Lidhur me rastin, është ndaluar për 48 orë njëri nga zyrtarët policor të përfshirë në aksident.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një person me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha ai.
Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.
Më herët IPK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e policit i cili dyshohet se me veturë zyrtare ishte aksidentuar me veturën civile, me ç’rast vdiqën tre persona./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...