Luis Solari, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë nga Republika e Peru-së, u ka ofruar mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit si kryeministër të Republikës së Kosovës.
Përmes një videomesazhi, Solari tha se administrata publik edhe qeverisja në Kosovë janë me të vërtetë shumë të mira dhe janë arritur qëllime të mira me këtë Qeveri e nën lidershipin e kryeministrit Kurti, transmeton Arbresh.info
Mesazhi i plotë:
Kam qenë në Kosovë në shtator të vitit të kaluar në një takim rreth administratës publike dhe e di që administrata publik edhe qeverisja në Kosovë janë me të vërtetë shumë të mira dhe janë arritur qëllime të mira me këtë Qeveri e nën lidershipin e Kryeministrit Kurti.
Eshtë e qartë se Kosova është e gatshme të luaj rolin e saj në skenën ndërkombëtare, në një botë të re që ka filluar me rënien e murit të Berlinit. Vitin e kaluar u bënë 35 vjet që prejkur kjo botë e re, kjo epokë e re po ndërtohet dhe ku Kosova ka vendin e saj, vend i fituar falë lidershipit të tanishëm dhe qëllimeve dhe objektivave të mira që keni realizuar: shtet ku mbizotëron paqja, ekonomi të mirë, administratë të mirë, qeverisje të mirë, shërbime shëndetësore të mira, dhe njerëz shumë të mire, njerëz të këndshëm.
Shenja më ë rëndësishme e një shteti është kur shkon në atë vend, takon njerëzit, i njeh ata për së afërmi, njerëz të këndshëm, dhe kjo është Kosova që kam parë nën këtë qeverisje.
Shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme do të keni rezultate të mira. Do vij përsëri në shtator dhe t’i shoh gjërat për së afërmi, të shoh se çfarë ka ndodhur, dhe shpresoj që gjërat do vazhdojnë të ecin edhe më tutje në kahjen e duhur.
Faleminderit Kryeministër Kurti dhe faleminderit partisë suaj për këtë punë të mrekullueshme./Arbresh.info
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...