Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të dielën se do të vendosë masa ndaj Kolumbisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe ndalime udhëtimi, si kundërpërgjigje ndaj vendit të Amerikës së Jugut që refuzoi të pranonte dy avionë ushtarakë amerikanë me emigrantë që po deportoheshin, në kuadër të goditjes së emigracionit të paligjshëm.
Presidenti Trump tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ai ka udhëzuar administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje.
Ato përfshijnë vendosjen e tarifave urgjente prej 25 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të shkojnë deri në 50 përqind brenda një jave; ndalim udhëtimi dhe heqje vizash për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe aleatët e saj; sanksione emergjente bankare dhe financiare dhe kontroll të zgjeruar në kufi të shtetasve kolumbianë.
“Këto masa janë vetëm fillimi”, shkroi zoti Trump në rrjetin Truth Social. “Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata dërguan në Shtetet e Bashkuara!”
Refuzimi i Kolumbisë për të pranuar fluturimet është rasti i dytë i një vendi të Amerikës Latine që nuk pranon luturimet e dëbimit të ushtrisë amerikane.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i trajtojnë emigrantët kolumbianë si kriminelë”, shkroi zoti Petro, duke vënë në dukje se kishte 15,660 amerikanë pa status të duhur emigracioni në Kolumbi.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu