Sindroma e vezoreve policistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese. Karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta, të rralla, apo edhe me nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjenëve).
Specialisti i endokrinologjisë, Mentor Spahiu na tregon se çka është vezorja policistike dhe cilët janë faktorët të cilët e rrisin rrezikun për këtë çrregullim hormonal
“Vezorja policistike është një gjendje që karakterizohet me cikël të parregullt, akne dhe qime në fytyrë, dhe vjen si pasojë e rritjes së rezistencës së insulinës në organizëm”, tha mjeku.
Tutje, ai tregon se cilat femra janë më të prekura nga ky sindrom dhe cilët janë faktorët të cilët e rrisin rrezikun për krijimin e cisteve në vezore.
“Nga kjo gjendje më të prekura janë femrat që vuajnë nga mbipesha, sepse mbipesha rritë prodhimin e insulinës dhe i përkeqëson simptomat e PCOS. Mirëpo edhe ato me peshë normale nuk janë të kursyera, besohet që është sëmundje që ka të bëjë me gjenetikën, pra trashëgimia është njëra nga predispozitat që mundesh me pas këtë çrregullim, por pa u provokuar nga faktorët e jashtëm të cilët janë mënyra e të ushqyerit dhe jetesës nuk zhvillohet” /Arbresh.info/Qendresa Luma/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...