Lionel Messi ka kaluar tanimë dy vite te Inter Miami dhe po përgatitet për vitin e tij të tretë.
Megjithatë ylli argjentinas pas përfundimit të karrierës nuk do të jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Inter Miami, David Beckham.
Legjenda angleze ka zbuluar vendimin e Messit i cili i ka thënë atij se pas karrierës do të jetoj pranë stadiumit ‘Camp Nou’ në Barcelonë.
Sipas Becks, nuk ka asnjë lojtarë që e do më shumë Barcelonën se Lionel Messi.
“Do të doja që Messi të jetonte në Miami pasi të tërhiqet, por Leo më ka thënë se mendon vetëm të jetojë pranë Camp Nou”.
“Nuk ka asnjë lojtar që e do Barcelonën aq shumë sa ai. Ju mund të shihni logon e Barçës në këmbën e tij dhe madje edhe në shishen e tij të ujit”, deklaroi Beckham. /Telegrafi/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit