Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, sipas një njoftimi nga qeveria saudite.
Sipas deklaratës saudite, Bin Salman, ka uruar Trumpin për inaugurimin e tij dhe ka uruar “progres dhe prosperitet” për popullin amerikan nën udhëheqjen e tij, raporton BBC.
Të dy diskutuan stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin, njofton më tej deklarata.
Princi ka shtuar se mbretëria dëshiron të investojë rreth 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër vjetëve të ardhshme./abcnews.al
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...