Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila pretendonte se kandidati për deputet nga LDK, Sokol Haliti, kishte shkelur rregullat gjatë një aktiviteti në Viti.
Në vendimin e tij, PZAP vlerësoi se pretendimet e VV-së ishin të pabazuara dhe të paargumentuara, pasi nuk u ofruan prova të qarta dhe bindëse që aktiviteti kishte ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore apo thirrje për votim.
Videoja dhe fotografitë e paraqitura nga VV nuk treguan asnjë simbol zgjedhor apo aktivitet politik të LDK-së, duke dëshmuar se aktiviteti kishte të bënte me përurimin e një shkolle dhe jo me promovimin e subjektit politik.
PZAP tha se pretendimet e tilla, VV nuk arriti t’i mbështes në dëshmi të qarta.
Në këtë mënyrë, ankesa u hodh poshtë si e pabazuar.

Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë