Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësitin Sektoriale dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan në kuadër të promovimit të sigurisë së fëmijëve në trafik, ka mbajtur ligjëratë me temën ‘’Siguria në komunikacion rrugor’’ e cila është realizuar në kopshtin e fëmijëve ‘’Poema’’ në qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, kjo ligjëratë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofroj këshilla të rëndësishme tek fëmijët për rregullat themelore në komunikacion rrugor si: ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime të shënjuar për këmbësor, mësimi për sinjalizimet, njohjen me semafor dhe rroli i tij, shmangia e përdorimit të telefonave dhe pajisjeve elektronike kur kalojnë rrugën, bartja e rrobave të dukshme në mbrëmje ose në kushte të ndriçimit të dobët etj, shkruan Arbresh.info.
“Kjo ligjëratë nga ana e Policisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për sigurimin e një edukate të duhur dhe për rritjen e përgjegjësisë për sigurinë personale dhe kolektive në trafikun rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...