Inter ka arritur të marrë një fitore me rezultat 3-1 ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.
Pjesa e parë nuk solli gola në këtë sfidë, teksa të gjitha realizimet erdhën në etapën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez i dha fillimisht epërsinë “Nerazzurrëve” në minutën e 55-të.
Ndërkohë 11 minuta para fundit të ndeshjes, Dumfries shënoi golin e dytë pas një asistimi nga Kristjan Asllani.
Katër minuta më vonë, Esposito ngushtoi epërsinë dhe e hapi sfidën.
Kurse, Thuram në minutën e 89-të i dha vulë fitores së Interit.
Pas këtyre tri pikëve Interi tashmë arrin kuotën e 47 sosh, kurse Empoli ka 20 në pozitën e 14-të./Arbresh.info
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...