Brightoni ka arritur të marrë fitore të madhe në udhëtim tek Manchester United me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët kur shënuan me anë të Minteh në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.
Por epërsia nuk zgjati shumë pas nga penalltia në minutën e 23-të, barazoi Bruno Fernandes.
Pas një ore lojë, Brightoni riktheu epërsinë sërish me golin e Mitomas.
Ndërkohë Rutter i dha vulë fitores së mysafirëve me golin e tij.
Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Brightoni ka arkëtuar tre pikët e radhës të cilat e dërgojnë në pozitën e nëntë me 34 sosh.
Kurse “Djajtë e Kuq”, janë të 13-tit me 26 pikë./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit