Përparim Gruda, kandidat për deputet i PDK-së, ka deklaruar se Komisioni i Venecias ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk e kupton fjalën Vetting.
Në emisionin Rubikon, ai ka pohuar se projekti i Vettingut nuk ka qenë serioz nga Qeveria Kurti.
“Komisioni i Venecias në koncept-dokumentin për Vettingun ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk e kupton fjalën Vetting, e përzien me mekanizmat e brendshëm të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. A ka nevojë me thënë ma shumë për mungesën e seriozitetit të projektit? Është një projekt total jo serioz”.
“Mekanizmat e brendshëm janë vlerësimi mujor i gjyqtarëve, vlerësimi i disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Venecias ka thënë se mekanizmat vlerësues të gjyqtarëve dhe prokurorëve i keni ngatërruar me Vetting, e ka thënë këtë në paragraf të qartë, e keni tekstualisht. Kaq për seriozitetin e projektit, nuk kam çka të them më shumë, ka edhe plotë vërejtje të tjera”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se “Programi i ynë për drejtësi i ka dy komponentë: Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vënien e drejtësisë në funksion të zhvillimit ekonomik. Kjo është një qasje moderne që e ndjek çdo vend i zhvilluar”.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA