Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për të kaluar drejt vendeve europiane gjatë vitit 2024 ishte 78% më pak se viti 2023, sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Rreth 21 mijë migrantë të parregullt kryesisht nga Siria, Turqia dhe Afganistani u ndaluan nga policitë kufitare në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” e kalimit të migrantëve që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ndërkohë, sipas të dhënave vjetore të FRONTEX-it pavarësisht presionit të vazhdueshëm të migracionit, bashkëpunimi i vendeve të Bashkimit Europian dhe partnerëve kundër rrjeteve të kontrabandës ka reduktuar me 38% krahasuar me vitin 2023 kalimet e migrantëve të parregullt në kufijtë e jashtëm të Evropës.
Sipas FRONTEX-it në total kalimet e migrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Europian ishin rreth 239000 gjatë vitit 2024.
FRONTEX-i vëren se rënia e përgjithshme e numrit të migrantëve të parregullt është duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021, kur migrimi ishte ende i prekur nga pandemia COVID.
Sipas FRONTEX-it krahas rënies më të madhe të shënuar në Ballkan rënia e numrit të përgjithshëm u shkaktua kryesisht nga një rënie prej 59% e mbërritjeve përmes rrugës së Mesdheut Qendror, për shkak të më pak nisjeve nga Tunizia dhe Libia./voa/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar