Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (KOMF) ka shprehur shqetësim për përdorimin e fëmijëve nga partitë politike në fushatën zgjedhore.
Sipas informacioneve dhe raportimeve të terrenit, në disa raste, fëmijët janë përfshirë në promovimin e subjekteve politike, një veprim që KOMF e konsideron shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe shfrytëzim të tyre.
KOMF po ashtu i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë nga afër aktivitetet e subjekteve politike dhe në çdo rast të shkeljes së konstatuar të lidhur me shftytëzimin e fëmijëve si pjesë e fushatës elektorale, të ndërmarrë masa bazuar në legjislacionin në fuqi.
KOMF në të njëjtën kohë i bën thirrje edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike.
KOMF i bën thirrje mediave të cilat mbulojnë fushatën zgjedhore, që të ndërmarrin një rol aktiv në monitorimin e situatës dhe të bëjnë publike rastet ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale, gjithmonë duke mbrojtur identitetin dhe integritetin e fëmijës./Arbresh.info
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë
Tetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit