Është hapur kantieri i parkimit të madh të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, një hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja Albana Koçiu kanë inspektuar nga afër punimet e këtij parkimi, që do të jetë në dispozicion për familjarët e pacientëve të shtruar, por dhe për studentë, mjekë e bashkëpunëtorë të jashtëm të qendrës, si dhe një hapësirë për helikopterët e urgjencës mbi tarracën e godinës.
Kjo vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti.
“Do të ketë një strukturë akomoduese për familjarët e pacientëve, por dhe për studentët. Afro 1400 vendparkime, do të ketë vendparkime dhe për personat me aftësi të kufizuar. Ndërkohë, krahas kësaj do të ketë hapësirë dhe për helikopterët dhe uljet emergjente. Ne po punojmë bashkarisht dhe për të përmirësuar hapësirat brenda strukturës së Spitalit Nënë Tereza”, u shpreh Koçiu./
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...