Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj për shkak, siç thotë, “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit”.
Në një deklaratë zyrtare, shoqata ka theksuar se situata është pasojë e veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës, e cila ka lëshuar linja të reja transporti, duke shkelur procedurat ligjore.
Sipas shoqatës, këto veprime kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, duke rrezikuar vendet e punës për shumë persona që varen nga ky sektor.
“Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të adresuar këtë shkelje ligjore dhe për të marrë masa të menjëhershme që të mundësojnë vazhdimin e shërbimeve të transportit në kushte të drejta dhe të ligjshme për të gjithë operatorët,” thuhet në deklaratë.
Shoqata kërkon gjithashtu që Komuna e Prishtinës të rishqyrtojë vendimet e saj dhe të sigurojë një treg të ndershëm e të barabartë për të gjithë operatorët, duke respektuar konkurrencën dhe kuadrin ligjor.
Kjo situatë, sipas shoqatës, vjen si një tjetër sfidë në sektorin e transportit publik, ndërsa përdoruesit e linjës Podujevë-Prishtinë pritet të përballen me vështirësi derisa çështja të zgjidhet.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen