Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli ka thënë se katër liderët e koalicionit i bashkojnë vlerat për një familje të shëndoshë.
Në hapjen e fushatës së Koalicionit për Familjen në Mitrovicë, tregoi se qëllimi i këtij koalicioni është mbrojtja e familjes, shkruan Arbresh.info.
“Vendosëm që të rrugëtojmë bashkë këto katër subjekte politike me të vetmin qëllim, që duhet ta mbrojmë familjen tonë. Një familje të shëndoshë, një familje me tradita tona ashtu siç kemi qenë çdo herë. Një familje ku dihet kush është nana, dihet kush është baba, dihet kush është vëllau, dihet kush është motra, vëllau, gjyshja, gjyshi, pasardhësit. Kjo është ajo që na ndan nga të tjerët dhe ne do t’i mbrojmë deri në fund këto vlera”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...