Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sonte në emisionin “DPT te Fidani” i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili ia përmendi fjalën “razumem”.
Ai u shpreh se mënyra se si është thënë kjo fjalë, ka qenë një frazë e caktuar në kontekst të bontonit.
“Mënyra se si është thënë ajo fjalë nga ana ime është pjesë, një frazë e caktuar në kontekst të bontonit, të sjelljes që t’i kur ulesh në tavolinë me një shtet fqinj, kundërshtar të Kosovës, por prapë e ke një bonton të sjelljes njerëzore dhe në atë kontekst është thënë ajo, por ky e ka shtrembëru”, tha ai.
Duke folur për kryeministrin Kurti, Hoti tha se në bazë të sjelljes së tij në fushatë, siç tha ai, po kthehet në lëkurën e vet
“E mira është që qytetarë tani po e shohin, unë po e shoh se si po sillet ky në fushatë, prej një komune në komunën tjetër, është për përçudnim i tij, por nuk është asgjë e re, ky person po kthehet në lëkurën e vet, në kornizat e veta të të vepruarit politik, kështu ka vepruar”, u shpreh tutje Hoti.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...