Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të mprehta pas një mosmarrëveshje në rrugën “Agim Ademi” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar i mitur është liruar, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa një tjetër i dyshuar është ndaluar në QKUK për trajtim mjekësor në mbikqyrje të policisë.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 13.01.2025, 18:12. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me mjete të mprehta katër të dyshuar meshkuj kosovarë.. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri është ndalur në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm në mbikëqyrje të policisë. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot