Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore, të hënën, më 13 janar 2025, do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka njoftuar se për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i ligë, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore sot do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.
Situata paraqet probleme të veçanta në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe të tjera. Procesi mësimor në këto shkolla do të pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do të zëvendësohet në javët në vijim.
Ky vendim është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të tjera, nëse do të vlerësohet e nevojshme, shkruan Euronews.al.
Ne mbetemi të angazhuar për garantimin e sigurisë së nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Për çdo ndryshim në situatë, do të informojmë publikun.
Ftojmë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...