Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon, do të kushtëzoj mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.
Ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë.
IHMK ka rekomanduar shmangien e udhëtimeve të panevojshme duke thënë se reshjet do të vazhdojnë
“Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...