Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar një gjobë prej 100 euro për 74-vjeçarin i cili ditë më parë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Siç thuhet në njoftim, kjo kundërvajtje është regjistruar me telefon nga një qytetar dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale.
“Me datën 11.01.2025 rreth orës 19:00 policët e stacionit të Ferizajt kanë identifikuar shoferin A.V (M/K) i moshës 74 vjeç dhe i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 100 euro, për shkak se ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi në rrugën” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Kjo kundërvajtje është regjistruar (pamje me telefon) nga një qytetar dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira