Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi spektakli LIVE më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit anëmbanë.
Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime.
Një e vërtetë do t’i ‘godas’ befas banorët, ku “Vëllai i Madh” ka vendosur që tua kumtojë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4.
E surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit.
Sonte, rrëfim të jashtëzakonshëm e tejet emocionues na pret nga njëra prej banoreve, e cila ka zbuluar linjën e jetës, transmeton klankosova.tv.
E natyrisht, njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimit rrugëtimin për tu bërë pjesë e finales së BBVK3.
Kush do të triumfojë e kush do të ndjejë presionin e spektaklit?
Të gjitha këto mund ti ndiqni LIVE në kanalin e Big Brother VIP Kosova në Youtube.
Mos e humbisni, sepse “zjarri” është gati të ndezë ekranet tuaja!
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...