Protesta e radhës e mbështetësve të opozitës para Bashkisë së Tiranës është shënuar me incidente.
A2CNN shkruan se disa nga qytetarët e bllokuar në makinat e tyre për shkak të protestës janë përplasur verbalisht me protestuesit dhe kanë kërkuar hapjen e rrugës.
Ndërkohë, ka pasur sulme verbale mes organizatorëve të protestës dhe policisë, pasi kjo e fundit, sipas tyre, nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut.
Opozita prej muajsh po proteston para dyerve të Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të saj Erion Veliaj. Disa nga tubimet kanë qenë të dhunshme, madje janë hedhur kokteje molotovi në objekt.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...