Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morri pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u zhvillua sot në Bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein të Republikës Federale të Gjermanisë.
Takimi u bashkëdrejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Për të treguar rëndësinë e këtij koalicioni dhe për të adresuar kërkesat e Ukrainës për vitin 2025 në takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në adresimin e tij ai falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Kontakt Grupit.
Gjeneral Jashari gjithashtu gjatë këtij forumi pati një takim me Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant i Forcave Amerikane për Evropë. Të dy ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në shërbim të paqes dhe sigurisë euroatlantike.
Kosova vazhdon të mbështesë Ukrainën përmes trajnimit të forcave luftarake ukrainase, në fushën e deminimit si dhe ka dhuruar shumë herë pajisje, automjete dhe municion të kalibrave të mëdhenj.
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës, që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus./Arbresh.info/
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK