Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez nuk është i lumtur që Vinicius Jr u ndëshkua vetëm me dy ndeshje për kartonin e kuq kundër Valencias.
Pezullimi me vetëm dy ndeshje i sulmuesit brazilian të Real Madridit ka shkaktuar polemika të shumta në Spanjë dhe i fundit që është ankuar është Martinez.
“Vinicius u pezullua vetëm për dy ndeshje? Disa vite më parë u pezullova për 4 ndeshje për një gabim shumë më të vogël se ai i Vinicius”.
“Nuk duhet të heshtim për këto çështje të padrejta”, ka deklaruar Martinez.
Ndryshe, Vinicius do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme në La Liga, por ai mund të luajë në Superkupën e Spanjës.
Ai do të synojë të ndihmojë Real Madridin të arrijë në finale dhe më pas t’i mbyllë gojën si Martinezit ashtu edhe Barçës për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë trofeun e parë të vitit 2025. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...