Bora po vazhdon me formë të mirë, ku në xhiron e 15-të të ProCredit Superligës shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 93:80 (20:18, 23:12, 29:26, 21:24).
Periudha e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 20:18, derisa në çerekun e dytë, vendasit ishin dukshëm më të mirë, 23:12, për të shkuar në pushim me shifrat 43:30.
Prishtinasit ishin në epërsi edhe në periodën e tretë, madje e ngritën më shumë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 72:56. Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët e Borës ruajtën epërsinë dhe shënuan fitore të rëndësishme 93:80.
Te Bora, Desmond Cambridge JR debutoi me 26 pikë, Adem Mekiq kishte 16 pikë e 13 kërcime dhe Jetmir Zeqiri 20 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli, Jan Palokaj u rikthye me 26 pikë e pesë kërcime, ndërsa Lis Shoshi shtoi dhjetë pikë e 13 kërcime.
Bora ka pesë fitore e dhjetë humbje, derisa Ylli shtatë fitore e tetë humbje.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës