Policia e Beratit ka arrestuar një tjetër person që ka ndihmuar dy vëllezërit, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, më 2 janar.
Sipas policisë, 32-vjeçari me iniciale A. H., dhe 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme, dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, makinën e autorëve, transmeton klankosova.tv.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e dy autorëve, vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku.
Sipas lapsi.al, ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku dy shokët Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko” në Berat.
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...