Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pritur në takim depuetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me deputetet kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mes Luginës së Preshevës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Mirëprita në Bujanoc, deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me deputetën Fitore Pacolli dhe deputeten Arbreshë Kryeziu Hyseni bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mes Luginës së Preshevës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”, tha ai.
“Bujanoci e Presheva do duhej të mbeten adresë e përhershme e vizitave për përfaqësuesit e Kosovës dhe në të njejtën kohë do duhet të vazhdojnë të mbeten pjesë e agjendës qeveritare për ndihmë e përkrahje konkrete.”, shtoi Kamberi./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...