Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Thaçin, shkruan Arbresh.info.
“Mbrëmë zgjodhe sërish të sulmosh Hashim Thaçin. Keqardhje për ty. Historia nuk rishkruhet as me fjalë, as me urrejtje. Ushtria e Kosovës e ka gjenezën në UÇK-në, TMK-në dhe FSK-në. Në të gjitha këto faza të transformimit, ti ke qenë një vrojtues destruktiv ose pasiv. Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Hashim Thaçin, me të gjitha sukseset dhe sfidat që e shoqëruan atë proces”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe, Kurti ka thënë se skandali më i madh që e ka kuptuar kur e ka marrë postin ishte në mandatin e parë, kur ka marrë letrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të dërguar më 2013 për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkojë në veri, u krijuan kufij të brendshëm
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...