Mohamed Salah është një prej lojtarëve më të mirë në botë për momentin dhe këto e tregojnë edhe statistikat e tij.
“Mbreti egjiptian” në 26 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka realizuar 20 gola e 17 asistime, shkruan Arbresh.info.
Ai ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e sotme ku Liverpooli e fitoi 5-0 ndaj West Ham Unitedit, duke shënuar një herë dhe dhuruar dy asistime.
Pas ndeshjes ai është pyetur rreth Topit të Artë. Mirëpo përgjigja e tij ishte se dëshiron vetëm ta fitoj Premier Ligën.
“E vetmja gjë në mendjen time është që Liverpooli të fitojë Premier League”, u përgjigj Salah.
??? Mo Salah on the Ballon d’Or: “Only thing in my mind is for Liverpool to win the Premier League”. pic.twitter.com/BfcJZ9WCTH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 29, 2024
Egjiptiani po kalon vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin mirëpo sipas të gjitha gjasave ai pritet të vazhdojë me “The Reds”, edhe për disa vite tjera./Arbresh.info
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...