Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPAK-u për kryetarin e Tiranës dhe bashkëpartiakun e tij, Erion Veliajn.
Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se nuk i komenton rastet individuale, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate.
“Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese”.
“Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, është intervistuar nga SPAK-u dy ditë më parë, intervistim të cilin ai e quajti “kurth të sajuar, jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston”.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C