Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facbook për ngjarjen e ndodhur në Magdeburg.
“Gazetat zvicerane gjatë gjithë ditës kanë raportuar se autori i aktit terrorist në Magdeburg, i cili shkaktoi vdekjen e 5 personave dhe plagosjen e mbi 250 të tjerëve, ishte një islamofob që kërkonte braktisjen e Islamit.”, tha Pacolli.
Tutje ai tha se edhe policia kosovare duhet të jetë më vigjilente gjatë këtyre ditëve, shkruan Arbresh.info
“Policia kosovare duhet të jetë, veçanërisht vigjilente këto ditë edhe ndaj disa grupacioneve që po përpiqen padrejtësisht të promovojnë braktisjen e Islamit në Kosovë duke krijuar mundësi nxitjeje të urrejtjes ndërfetare në Kosovë”.
E krejt në fund ai shtoi se njerëzit që ndryshojnë fenë, nuk e duan fenë e tyre e kanë të vështirë të duan një fe tjetër./Arbresh.info/
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...