Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të keqpërdorimit të sigurimeve të veturave.
sipas njoftimit, bëhet e ditur se hetimet kanë të bëjnë me një aksident të ndodhur më 08.12.2024, në rreth rrotullimin që çon në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku i dyshuari G.B, 23 vjeç, dyshohet se ka shkaktuar një aksident dhe ka raportuar se dy pasagjerë janë lënduar.
Në njoftim thuhet se hetuesit kanë siguruar prova nga kamerat e sigurisë që sugjerojnë se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm.
‘Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar. I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira”, thuhet në komunikatë.
Gjatë hetimeve, G.B. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit për procedura të mëtejshme hetimore./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...