Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në U.S. Naval War College, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani ka thënë se sot ka folur para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se është mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën, derisa ka publikuar video nga fjalimi.
“Sot, në U.S. Naval Ëar College, para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, dhe shumë të tjerë si studentë sot e kontribues për paqen dhe sigurinë globale nesër. Jam mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën që të flas sot në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë